BallinaLajmeTetova do të pret 1025 nxënës në klasë të parë! Migrimi lë...

Tetova do të pret 1025 nxënës në klasë të parë! Migrimi lë në dyshim shifrat zyrtare

Në komunën e Tetovës pritet që 1025 nxënës të regjistrohen në shkollat fillore. Nëse bëjmë një krahasim me vitin e kaluar, ky numër është rritur për rreth 90 nxënës, por mbetet për t’u parë se sa nga këta fëmijë ndodhen aktualisht në Maqedoni dhe nuk janë shpërngulur. Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thonë se sot ka filluar regjistrimi dhe të dhënat nga librat amë tregojnë se ka një rritje të numrit të nxënësve. Problematikë edhe këtë vit mbeten prindërit që duan t’i regjistrojnë fëmijët në shkolla që nuk i përkasin rajonit të tyre.Të dhënat që kemi marrë nga Drejtoria e Librave Amë në Komunën e Tetovës tregojnë se gjithsej pritet të regjistrohen 1025 fëmijë për vitin akademik 2026/2027, në 12 shkollat fillore të rajonit tonë. Sipas informacioneve që kemi marrë sot në mëngjes, nuk kemi hasur ndonjë problematikë, përveç rasteve kur disa prindër kanë tentuar që përmes dokumenteve të noterizuara t’i regjistrojnë fëmijët në shkolla jashtë rajonit ku jetojnë. Përndryshe, gjithçka po shkon mirë. Vitin e kaluar kishim 939 nxënës të regjistruar të përkatësisë shqiptare, maqedonase dhe turke, ndërsa këtë vit presim fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe janar të 2021-shit”, tha Valdin Ademi nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës.

youtube.com/watch?v=EkWh7KMQhjs&time_continue=59&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2F

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments