17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeTërmeti në territorin e RMV-së është ndjerë me intensitet prej 3 shkallëve...

Tërmeti në territorin e RMV-së është ndjerë me intensitet prej 3 shkallëve në qytetet e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit.

Observatori sizmologjik i Maqedonisë së Veriut njofton se rrjeti pranë fakultetit Matematiko-natyrorë në Shkup ka regjistruar tërmet 296 kilometra në veriperëndim të Shkupit me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina. Nga Observatori sizmologjik njoftojnë se tërmeti në territorin e Maqedonisë së Veriut është ndjerë me intensitet prej 3 shkallëve në qytetet e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit.

“Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 23:07 me magnitudë lokale të Rihterit ML5.7, ndërsa është ndjerë nga qytetarët në Shkup, Gostivar, Tetovë dhe rrethinë me intensitet III shkallë , sipas shkallë makrosizmike të Evropës”, thuhet në njoftimin e Observatori sizmologjik në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments