6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaKurioziteteTemperatura rekord në Amerikën Latine – Në disa zona të Argjentinës termometri...

Temperatura rekord në Amerikën Latine – Në disa zona të Argjentinës termometri regjistron 45 gradë celsius

Disa qytetet në Argjentinë dhe vendet fqinje në Amerikën e Jugut kanë regjistruar temperatura të larta rekord teksa rajoni po përballet mes një vale historike të të nxehtit. “Praktikisht e gjithë Argjentina dhe gjithashtu vendet fqinje si Uruguai, Brazili jugor dhe Paraguai po përjetojnë ditët më të nxehta në histori”, tha Cindy Fernandez, meteorologe në Shërbimin Meteorologjik Kombëtar.

Sipas këtij shërbimi, shumë qytete kanë regjistruar temperaturat më të larta, me disa zona ku termometri arrin deri në 45 gradë Celsius. “Në Argjentinë, nga qendra e Patagonisë në veri të vendit, po regjistrohen vlera termike që arrijnë, ose kalojnë 40 gradë”, tha Fernandez.

Temperaturat e larta dhe mungesa e zgjatur e reshjeve të shiut kanë dëmtuar të korrat e vendit në prodhuesit e drithërave, megjithëse ka shpresë se një rënie e pritshme e temperaturës javën e ardhshme do të sjellë një periudhë reshjesh.

Meteorologia shtoi se se një masë e ajrit të ngrohtë ishte formuar mbi Argjentinë, në mes të verës së hemisferës jugore.

“Ne kemi shumë ditë me qiell të pastër ku rrezatimi diellor është shumë intensiv dhe në një kontekst të thatësirës ekstreme që Argjentina po kalon për rreth dy vjet. Kjo do të thotë se toka është shumë e thatë, duke u nxehur shumë më tepër se toka e lagësht”, tha Fernandez.

SCAN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments