Më ftohtë mëngjesin e sotëm ka qenë në Kodër të Diellit, ku është matur temperaturë prej -7 gradë Celsius. Vijon Mavrova me -6, në Krushevë -4, -2 Prilep, -1 Manastir, Tetova, Kumanovë, Kriva Pallankë, Shtip dhe Berovë, përcjell TV21.
0 gradë është matur në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Kavadar, Ohër, Veles, Vinicë, 1 gradë në Pretor, Strumicë, 2 në Dojran dhe Gjevgjeli
Më së shumti shi, me 5 l/m2 është matur në Berovë, Demir Kapi, 3 l/m2 në Kriva Pallankë, Kodër të Diellit, Mavrovë, Gjevgjeli, 2 l/m2 në Tetovë, Krushevë, 1 l/m2 Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Vinicë. dhe Dojran.
8 cm është lartësia e shtresës së borës në Kodër të Diellit, ndërsa në Tetovë, Prilep dhe Gjurishtë është 1 cm.