Të shtunën pasdite pritet të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Klan Kosova ka mësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 25 nënshkrime nga deputetët në radhët e vet, 13 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gjashtë nga NISMA dhe AKR, dhe nënshkrimet nga minoritetet.
Përgjigje akoma nuk ka dhënë Partia Demokratike e Kosovës.
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dhënë arsyet e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Në të ndër të tjera thuhet se kjo gjë ka ardhur pas vendime të njëanshme të Kryeministrit Kurti.
Aty theksohet se ky vendim i LDK-së erdhi edhe për shkak të prishjes së raporteve me partnerin kryesor të Kosovës, SHBA-të.