15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeTë punësuarit në kulturë sërish protestuan para Qeverisë, atyre iu bashkuan edhe...

Të punësuarit në kulturë sërish protestuan para Qeverisë, atyre iu bashkuan edhe punonjës në institucione dhe ministri të tjera

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencinë për Film edhe sot kanë protestuar para Qeverisë, sërish si më parë prej disa ditësh. Përmes protestës paqësore ata shprehin pakënaqësinë e tyre për, siç thonë ata, të ardhurat e padenja mujore.

Siç thonë ata, në Ministrinë e Kulturës dhe Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, pagat e pothuajse 70 për qind të të punësuarve janë nën pagën mesatare në vend, dhe diferenca me pagat e punonjësve në të njëjtat pozita në institucionet nga lëmia e kulturës ishin nga 10.000 denarë.

Në protestë u theksua se punonjësit e këtyre tre institucioneve kërkojnë rritje pagash sipas shembullit të punonjësve të Ministrisë së Financave, të cilat me ligj u rritën për 30 për qind.

Branko Kostoski, kryetar i Organizatës sindikale në Ministrinë e Kulturës së AOGJSH, përkujtoi se për dhjetë ditë,  të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë dhe Agjencinë po protestojnë paqësisht para Qeverisë dhe Ministrisë së Financave. 

“Identiteti i shtetit është kultura, kurse fytyra e Qeverisë është administrata. Ne jemi ndoshta një hallkë e vogël por domethënëse për t’i sjellë gjërat në krye”, tha ai në emër të të gjithë atyre që protestojnë.

Tërpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH), sqaroi se protesta po zgjerohet dhe se në të janë përfshirë edhe të punësuarit e Entit Shtetëror për Statistikë, Ministritë e Mjedisit Jetësor, Bujqësisë, Transportit dhe Lidhjeve. Protesta nuk ishte më vetëm për punonjësit e kulturës, por edhe për të gjithë punonjësit e administratës që mbulohen nga sindikata e AOGJSH.

“Dje kolegët nga bujqësia thanë. Nëse nuk rriten pagat sipas shembullit të Ministrisë së Financave, më nuk do të ndahen subvencione”, paralajmëroi Deanoski, duke theksuar rëndësinë e punës së të gjithë atyre punëtorëve që tani po protestojnë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments