6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTë punësuarit në avokaturën e shtetit paralajmëron grevë/Kërkojnë rritje të pagave për...

Të punësuarit në avokaturën e shtetit paralajmëron grevë/Kërkojnë rritje të pagave për 30%

Të punësuarit në zyrën e Avokatit të Shtetit në Gostivar kanë nisur me protesta para gjykatës së Gostivarit për shkak të pakënaqësisë së pagave. Ata sot kërkuan paga më të larta për 30%. Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, kryetari i sindikatës, Tërpe Danoskit, paralajmëroi se do të futen në grevë. Sipas tij 10 të punësuar në këtë gjykatë nga fillimi vitit kanë kryer më shumë se 1300 eksproprijime dhe rreth 2 deri në 3 mijë lëndë të tjera.

“Apelojmë që qeveria të na dëgjojë, të përgjigjet kërkesës sonë dhe menjëherë të fillojë procedura që të zgjidhet ky problem dhe nëse e njëjta nuk fillon me 11 nëntor të punësuarit në të gjitha njësitë e Avokaturës së shtetit do të fillojnë me grevë. Nëse fillojmë me grevë asnjë eksproprijim nuk do të punohet dhe do të sjellim dëm të madh shtetit dhe qytetarëve. Gjithashtu apelojmë edhe tek deputetët dhe të gjithë partitë politike, duke pasur parasysh se dje kaloi propozim buxheti i qeverisë, të gjenden metoda të dëgjojnë kërkesën tonë dhe përmes amendamenteve të gjenden mjete shtesë për të plotësuar kërkesën tonë”, tha Tërpe Danoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments