0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTë premten protesta për “Monstrën”, Ajdari fton partitë shqiptare të largohen nga...

Të premten protesta për “Monstrën”, Ajdari fton partitë shqiptare të largohen nga Qeveria

Për të shprehur pakënaqësinë për aktvendimin për rastin “Monstra”, të premten do të protestohet në Shkup. Këtë e ka paralajmëruar para Gjykatës Penale familjari i të dënuarve në rast, Bedri Ajdari.

Ai ka ftuar që në protestë të bashkëngjiten edhe protestuesit e “Revolucionit Laraman”.“Paralajmëroj protesta për të premten dhe e ftoj garniturën e “Revolucionit Laraman” që të nga bashkëngjiten, sepse ne protestuam me ata që ta rrëzojmë sistemtin, dhe jo vetëm ta ndërrojmë atë”, tha Ajdari.

Ndërkohë ka ftuar që deri te protesta, partitë politike të distancohen nga vendimi i sotëm i Gjykatës, kurse fton partitë politike shqiptare, ta lëshojnë Qeverinë.

“Ju bëj thirrje partive politike të distancohen nga ky vendim dhe të tërhiqen nga Qeveria. Ne fort e dimë se si i ndihmuan Muhamed Zekirit dhe Lëvizjes Besa të hyjnë në Qeveri, prandaj ata duhet ta bëjnë këtë. BDI-ja nuk e bëri këtë hap por ata duhet ta bëjnë. Doemos duhet të distancohen dhe ta lëshojnë Qeverinë”, tha Ajdari.

Kjo revoltë vjen ngaqë në Gjykatën Penale në Shkup është shpallur aktvendimi i rigjykimit të rastit “Monstra”. 3 të akuzuar, Alil Demir, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç u dënuan me burg të përjetshëm. Dy të tjerë bashkërisht do të vuajnë dënimin me burg për 24 vjet. Bëhet fjalë për Haki Azirin i cili është dënuar me 9 vjet burg, dhe Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Ndërkohë, Sami Luta është liruar./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments