15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeTë pavarurit me 56.567 vota renditen si forca e katër politike në...

Të pavarurit me 56.567 vota renditen si forca e katër politike në Maqedoni

Këshilla komunal laramane do të kemi pas zgjedhjeve lokale, ndërsa kjo gjë është pozitive, për shkak se do të thyhet monopoli i partive të mëdha politike, thonë ekspertë për Radio Evropa e Lirë. Eko-aktivistë, arkitektë, profesorë universitarë ishin pjesë e ofertës së sektorit civil që u mundua të kyçet në sjelljen e vendimeve në pushtetin lokal.

Në zgjedhjet lokale kanë marrë pjesë 57 lista të kandidatëve të pavarur për këshilltarë në 40 komuna, të cilët mblodhën gjithsej 56 mijë vota, me çka dolën si forca e katër politike. Partitë parlamentare (LSDM, BDI, BESA, RDM/PLD) në listën e këshilltarëve kanë marrë mbi 401 mijë vota, ndërsa partitë opozitare parlamentare (VMRO-DPMNE, ASH/AAA dhe E Majta) kanë mbi 395 mijë vota. Dallimi është pothuajse 6 mijë vota. Para zgjedhjeve, partitë e mëdha propozuan ndryshime të Kodit zgjedhor me të cilat parashihej rritja e pragut të mbledhjes së nënshkrimeve për pjesëmarrje të kandidatëve të pavarur në zgjedhjet lokale, por pas reagimeve në opinion, propozimi nuk u miratua.Lista të pavarura më së shumti kishte në Kavadar dhe Makedonski Brod, nga 5, ndërsa listat e pavarura më shumë vota fituan në Çuçer Sandevë, ku 4 lista të pavarura mblodhën gjithsej 30,5% të votave.
Sipas të dhënave të fundit të KSHZ, si fletëvotime të pavlefshme për listat e këshilltarëve në nivel shtetërorë janë shpallur 56.567 fletëvotime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments