4.9 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeTë gjitha vendimet e Qeverisë nga seanca e sotme

Të gjitha vendimet e Qeverisë nga seanca e sotme

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt të 99 -të i solli masat, protokollet dhe rekomandimet më të reja për mbrojtjen e shëndetit publik nga KOVID -19, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive.

Në përputhje me rekomandimet, Qeveria solli vendim se për hyrje në objketet hotelierike, kafene dhe bare, pavarësisht kapacitetit dhe numrit të vizitorëve/mysafirëve/personave të pranishëm, si dhe për çdo ngjarje (festim, aheng, martesë, ditëlindje, pagëzim , koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore ose sportive, bastore, kazino), është i detyrueshëm posedimi, bashkëngjitja dhe kontroll i njërit prej këtyre dokumenteve:

– certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose

– certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18 vjeçare.

Kjo masë është e detyrueshme për organizimin, punën dhe praninë/pjesëmarrjen në çdo lloj ngjarje në ambient të hapur, ku ka më shumë, si dhe për hyrjen në pjesën e mbyllur të qendrave tregtare.

Për më tepër, në të gjitha objektet hotelierike, kafenetë dhe baret e mbuluara nga kjo masë ku kapaciteti është më i madh se 30 vizitorë / mysafirë / persona, është e detyrueshme të krijohet një shërbim sigurie nga personi juridik për kontrollin dhe zbatimin e masës. Ndërsa në objektet hotelierike me kapacitet më të vogël se 30 persona, kontrolli i posedimit të certifikatës KOVID -19 të vizitorëve është detyrë e personave të punësuar rregullisht.

Këto masa hyjnë në fuqi pas shpalljes së tyre në “Gazetën zyrtare”, gjegjësisht prej nesër, 18 gusht të vitit 2021.

Mbetet ndalesa për organizimin e dasmave, festimeve dhe ahengjeve në ambiente të mbyllura, ndërsa llojet tjera të ngjarjeve në ambient të mbyllur ende mund të organizohen me deri në 30% të kapacitetit të vendit të ngjarjes dhe një numër të kufizuar vizitorësh deri në maksimum 1.000 vizitorë me posedim të detyrueshëm, bashkëngjitjen dhe verifikimin e njërit prej dokumenteve të detyrueshëm KOVID – 19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments