10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme“Të distancohen nga Teuta Arifi, të filtrohen për 8 vite”, Më mirë...

“Të distancohen nga Teuta Arifi, të filtrohen për 8 vite”, Më mirë për Tetovën përjashton mundësinë për bashkëpunim me BDI

Më mirë për Tetovën” në “Click 21” deklaruan se përjashtojnë mundësinë për bashkëpunim me Bashkimin Demokratik për Integrim në Këshillin e Tetovës. Nga kjo listë e pavarur thonë se BDI duhet të distancohet nga ish kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“Edhe në zgjedhjet e kaluara ne tham se nuk jemi të gatshëm të bëjmë asnjë far lloj marrëveshje apo bashkëpunimi me personat, subjektet që e prunë Tetovën në këtë derexhe, në këtë hall”, tha Elemdina Abdullahi.

“Derisa nuk distancohen ata nga ish kryetarja të cilën e marrin me vete ende në tubime të ndryshme, ajo që e ngulfati në 24 milionë euro borxh Tetovën, atyre u duhet edhe një periudhë 8 vjeçare që të filtrohen dhe më pas të ulen në bashkëbisedime me aktivistë”, tha Hamdi Sulemani.“Tetova kishte disa shtigje bicikletash por nuk ishin adekuate ashtu siç u tha nga administrata. Prandaj ne në seancën e parë ngritëm çështjen e inspektoratit komunal bashkërisht me udhëheqësin e policisë së komunikacionit. Vendimi i shtigjeve për tërheqjen e tyre ishte shumë i shpejtë, ata mundeshin të përmirësoheshin në një mënyrë por njëkohesisht do të shohim me ardhjen e pushtetit të ri do të kërkojmë edhe një herë të rievidohet ai projekt dhe të fillohet me ndonjë intervenim të vogël që të kthehet përsëri”, tha Sulemani.Bartësja e listës “Më mirë për Tetovën” Elmedina Abdullahi në “Click21” tha se drurët e mbjellura në vendin ku u prenë në lagjen Strasha Pinxhur, nuk i plotësojnë standardet.Mos të ishin reakcionet tona ajo rrugë nuk do të përfundohej aq shpejtë dhe nuk do të rrespektoheshin standardet aty. Jemi të sigurtë që ndikuam që ajo rrugë të bëhet sa më mirë. Nëse e shohim aspektin ligjor mbjellja e drunjve aktual nuk e zëvendëson atë që është mbjellë”, tha Abdullahi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments