11.6 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
BallinaLajmeTaravari: Nuk përjashtohet mundësia që të shkojmë në opozitë

Taravari: Nuk përjashtohet mundësia që të shkojmë në opozitë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se ka dilema nëse ASH duhet të jetë pjesë e Qeverisë.

Sipas tij, ekziston shpresë e vogël që të ndodhin ndryshimet kushtetuese, prandaj, siç tha , nuk do të bëjnë “çrregullim” në një periudhë të cilën e vlerësoi të vështirë. Ai konfirmoi se janë në kontakt me diplomatët në vend dhe do të takohen që të konsultohen për hapat e mëtejshëm.

“Megjithatë, kemi dilema nëse do të vazhdojmë tutje. Ne deri në në fund të nëntorit ndoshta do të duhet të mbajmë seancë të Kryesisë Qendrore, për të analizuar të gjitha mundësitë dhe nuk përjashtohet mundësia për të shkuar në opozitë. Kjo është një kohë turbulente kur nuk dihet se kush për kë punon. Na duhen edhe udhëzime nga ata që ne i quajmë miqtë tanë dhe të dimë se cilën rrugë ta ndjekim”, theksoi Taravari.

Sipas tij, mosmiratimi i Ligjit për Amnisti është poshtëruese.

“Pas refuzimit të miratimit të Ligjit për Amnisti që ishte propozim i Qeverisë, sinqerisht ne ndihemi të poshtëruar. Për herë të parë në histori po ndodh që deputetët e shumicës qeveritare të mos miratojnë ligj në Kuvend të propozuar nga Qeveria dhe ai të mos kalojë. Megjithatë, nuk duam të jemi problematikë, gjegjësisht ‘ngatërrestarë’ në atë Qeveri”, theksoi Taravari.

Për gjendjen në koalicion, ai përmendi se nuk është është parë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski pasi që është refuzuar propozimi i ligjit të ministrit të i Drejtësisë Krenar Lloga dhe pret që kjo të jetë këto ditë. Taravari ka konfirmuar se ka pasur kontakte me opozitën shqiptare dhe se tani për tani nuk do ta lirojnë vendin në KSHZ, pasi siç tha, nëse shkojnë në opozitë, ai vend u takon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments