11.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaTalibanët u kanë thënë nëpunësve civilë të mbajnë mjekër ose të përballen...

Talibanët u kanë thënë nëpunësve civilë të mbajnë mjekër ose të përballen me shkarkimin

Talibanët afganë kanë urdhëruar të gjithë zyrtarët e qeverisë të mbajnë mjekër ose të pushohen nga puna, kanë konfirmuar tre burime të mediave perëndimore.

Përfaqësues të Ministrisë për Promovimin e Virtyteve dhe Parandalimin e Veseve tashmë kanë nisur vizitën sot në shërbimin civil për të kontrolluar nëse të gjithë punonjësit i përmbahen rregullave të reja. Talibanët kanë vendosur gjithashtu një kod të rreptë veshjeje dhe nëpunësve civilë do t’u kërkohet të veshin tunika dhe pantallona të gjata e të gjera dhe një çallmë ose kapele.

Përveç kësaj, ata duhet të falen në kohë të caktuara të ditës.

Javën e kaluar, talebanët i ndaluan gratë të fluturonin nëse nuk kishin shoqërues meshkuj dhe nxënësit e shkollave të mesme ende nuk lejohen të kthehen në shkollë.

Dje urdhëruan që të gjitha parqet argëtuese të bëjnë ndarje sipas gjinisë, që do të thotë se familjet nuk mund të shkojnë më bashkë në ato vende.

Sipas planit të ministrisë, gratë do të mund të shkojnë në parqet argëtuese në dhe rreth Kabulit nga e diela deri të martën dhe do të duhet të mbajnë një hixhab islamik, ndërsa burrat do të mund të argëtohen nga e mërkura deri të shtunën.brif-mia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments