17.1 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi: Motivohem që do ju përfaqësoj juve, ideja për kryeministër shqiptarë...

Talat Xhaferi: Motivohem që do ju përfaqësoj juve, ideja për kryeministër shqiptarë e realizueshme

Bartësi i listës zgjedhore të BDI-së në njësinë e V-të Talat Xhaferi sot ka takuar banorët e fshatrave Cërnilishtë, Zhitoshë, Desovë, dhe Pllasnicë të komunës së Dollnenit dhe Pllasnicës ku para të pranishmëve ka folur mbi të arriturat e BDI-së dhe vet atij si kryetar i Kuvendit.

“Të nderuar të pranishëm, të nderuar kandidat për deputet të zonës së V-të zgjedhore dhe përfaqësues të ndryshëm, kur mes dy subjekteve tona politike filloi përçarja me humbjen e komunës së Dollnenit ku ju dha mundësia të menaxhojë dikush tjetër, e them këtë për të ndërlidhur me idenë dhe vizionin e Ali Ahmetit që të bashkangjiten edhe bashkësitë tjera etnike në këtë vend dhe në zonën e V zgjedhore, nga ato zgjedhje ju keni nxjerë përfundimin se ndasitë mes nesh janë fatale dhe nuk duhet lejuar”, kështu ka deklaruar Xhaferi para të pranishmëve në fshatrat e lartëpërmendur.

Ai mes tjerave ka deklaruar se të gjithë guximin që e ka pasur gjatë kryerjes së detyrës ka buruar pikërisht nga mbështetja e popullit. “Si kryetar parlamenti në ikje dhe bartës liste veten e ndiej të privilegjuar të jem prijë i listës nga njerëz të mrekullueshëm që përbëhet njëherit si përfaqësues i juaj do jetë motivi shtesë ku do të burojë puna të ju përfaqësoj në mënyrë të drejtë, nuk dua të flas për punët që kemi bërë deri më tani, para se me ardh këtu të jeni të bindur që mirëqenia juaj të përmirësohet.

Unë me përulje para popullit tim duke u bazuar në punët paraprake që kemi bërë kërkoj mbështetje, me gjitha bisedat me gjithë prej juve që ju kemi komunikuar vlerësimi i parë ka qenë guximi im e ai guxim përpos që jeton në mua mbështetjen dhe forcën e ka tek ju dhe mbështetja juaj”, është shprehur mes tjerave bartësi i listës së BDI në zonën e V-të zgjedhore njëherit kryeparlamentar në detyrë, Talat Xhaferi.

Mes tjerash Xhaferi ka thënë se së bashku do të realizojnë idenë e Ahmetit për kryeministër shqiptarë pasiqë është një ide e realizueshme.

“Çfarë të flas vetëm se të ju kërkoj votë që bashkë më 15 korrik ideja e Ali Ahmetit për kryeministër shqiptarë është e realizueshme dhe të ju shërbejmë në periudhën e ardhëshme si përfaqësues tuaj në parlament, mund të ju premtoj se së bashku do të punojmë dhe përsëri do të shihemi edhe në të ardhmen”, ka deklaruar kështu Xhaferi pas takimit me banorët e komunës së Pllasnicës dhe Dollnenit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments