8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeSela i përgjigjet Zaevit dhe Mickovskit: Nëse ju bëni qeveri maqedone ne...

Sela i përgjigjet Zaevit dhe Mickovskit: Nëse ju bëni qeveri maqedone ne bëjmë qeveri shqiptare

Koalicioni ,,Tash Është Koha” sonte ka mbajtur tubim qendror në Strugë,nën kushte të vështira atmosferike por sheshi i Strugës sonte është mbushur përplot me mbështetës.

Kryetarët Sela dhe Gashi sot kanë vizituar edhe Labënishtën dhe më pas nga sheshi i Strugës,nga vendlindja e tij,Kryetari Sela duke u përgjigjur Zaevit dhe Mickovskit për idenë e tyre për të shkëmbyer deputetë me qëllim që mos kushtëzohen nga shqiptarët për formim të qeverisë, Sela ka thënë: Po dëgjoj që Zaevi dhe Mickovski janë të gatshëm të krijojnë qeveri maqedone,ja ku po ua them shumë qartë dhe hapur,nëse ju krijoni qeveri vetëm me përfaqësues maqedonas ne krijojmë qeverinë tonë shqiptare.

Më qartë se kaq s’kam si ju them,ka deklaruar Sela nga Struga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments