14.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi i përgjigjet Kacarskës: Bëhen obstruksione në Komisionin amë, Kuvendi s’mund...

Talat Xhaferi i përgjigjet Kacarskës: Bëhen obstruksione në Komisionin amë, Kuvendi s’mund t’i zgjedhë gjykatësit!

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i është përgjigjur kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska e cila gjatë ditës, nëpërmjet një letre kërkoi nga i njëjti që të përdor autoritetin e tij dhe të zgjedhë gjykatësit kushtetues, pasi ka mungesë të tyre, transmeton TV21.

Xhaferi ka sqaruar se problemi qëndron në Komisionin amë – atë për zgjedhje dhe emërime i cili për momentin përballet me obstruksione.

“Kjo ka ndikim gjatë vendimmarrjes ku shpesh herë ndodh që propozimi të mos ketë shumicën për shkak se për momentin për 16 lëndë nuk mund të merret vendim. Krahas kësaj, theksoj se para gjykatës duhet të shqyrtohen lëndë që janë në interes të shtetit dhe ku duhet të vendosë përbërja e plotë e gjykatës”, thuhet në letër.

Në fund Kacarska kërkon nga Kuvendi të zgjedh gjykatësit e rinj dhe me këtë do të ruhej funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments