3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi e mbylli seancën, nuk votohet mosbesimi, vazhdon Qeveria aktuale!

Talat Xhaferi e mbylli seancën, nuk votohet mosbesimi, vazhdon Qeveria aktuale!

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e ka nisur seancën për mosbesimin e Qeverisë.

Ka konstatuar se seanca është e mbyllur edhe pa u hapur debati për të, pasi nuk ka pasur kuorumin e nevojshëm për 61 deputetësh.

Xhaferi ka sqaruar se me këtë nuk është votuar as mosbesimi i Qeverisë dhe Qeveria aktuale e udhëhequr nga Zoran Zaev do të vazhdojë mandatin.

“Nuk mund të hapet debat sipas Rregullores rreth iniciativës për votim për mosbesim të Qeverisë. Duke pasur parasysh se ka kaluar koha, konstatoj se Qeverisë nuk i është votuar mosbesimi dhe Qeveria vazhdon me mandatin që e ka fituar. Materiali i paraparë për këtë seancë është shterur dhe konstatoj se seanca është mbyllur”, ka thënë Xhaferi./TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments