12.5 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeApasievi komenton mos-prezencën e Kastriot Rexhepit: Opozita duhet të radikalizohet

Apasievi komenton mos-prezencën e Kastriot Rexhepit: Opozita duhet të radikalizohet

Kreu i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev është deklaruar në lidhje me mos-prezencën e deputetit Kastriot Rexhepi në Kuvend, shkruan TV21, Apasiev thotë se video e Rexhepit tregon që ai po mbahet me dhunë, ndërkaq bën thirrje për radikalizim të opozitës.

“Nuk e di nëse e keni shikuar videon. Më duket sikur robërit para ekzekutimit. Situata është e rrezikshme. Qytetarët duhet ta kuptojnë seriozitetin. Mendoj se kjo Qeveri nuk bie kështu, duhet radikalizim i gjendjes. Do të thotë radikalizim i opozitës. Protesta, bllokada, paralizim të Kuvendit. Nuk ka më shtëpi ligjdhënëse, pasi situata është 60-60. Ata me metoda të këtilla mund të arrijnë në 90 deputetë”, deklaroi mes tjerash Apasiev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments