16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeTakim Zaevi-Timonie: Është mirë të japim argument shtesë para BE-së me miratimin...

Takim Zaevi-Timonie: Është mirë të japim argument shtesë para BE-së me miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev së bashku me sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar të LSDM-së, Bojan Mariçiq sot u takua me ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristijan Timonie.

Në takim u bisedua në shumë tema aktuale, si procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, zbatimi i reformave, por edhe situata aktuale politike dhe puna e Qeverisë kalimtare e obliguar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në muajin prill.

Duke u përqendruar në temat lidhur me zgjedhjet, Zaev theksoi se tani kur opozita ka përfaqësues në Qeveri, është e nevojshme të gjithë të ndërmarrin përgjegjësi jo vetëm për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, por edhe të marrin pjesë në projekte me qëllim që qytetarët në mënyrë më masive ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre zgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments