15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeTakim maratonik i BDI-së,edhe njëherë s’u miratua raporti

Takim maratonik i BDI-së,edhe njëherë s’u miratua raporti

Ka përfunduar pa miratimin e raportit, takimi i mbrëmshëm në BDI.

Mbledhja e kryesisë ka zgjatur deri në orët pas mesnate në të cilat është folur për llogaridhënien e tre javëve më parë nga ministrat e BDI-së.

Sipas burimeve të Alsat, në takim ka pasur qëndrime të ndryshme rreth realizimit të tij dhe madje Grupi i Zjarrit ka kërkuar revizion të raportit dhe pas përputhjes së dy drafteve të mund të miratohet raporti final.

Mbledhja e mbrëmshme pa konkluzion pritet të vazhdojë në javët në vazhdim, edhe pse nuk është caktuar një datë.

Sipas informacioneve nga burime të tjera po nga Bdi, në takimin e mbrëmshëm është folur edhe për hyrjen e Aleancës në Qeveri.

Grupi i Zjarrit ka shprehur qëndrimin kundër, pasi mendon se shumica është e qëndrueshme./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments