6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTakim bashkëpunim ndërmjet Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut dhe OKH...

Takim bashkëpunim ndërmjet Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut dhe OKH “Merhamet” – Shkup

Sot në zyrën e OKH “Merhamet” për një vizitë ishte kryetari i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Qenan Seadini, ku u prit nga kryetari i OKH “Merhamet”, Ridvan Xhaferi.

Arsyeja e kësaj vizite ishte diskutimi i mundësive të bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave, fushat e mundshme të bashkëpunimit, si dhe për kapacitetet bashkëpunuese.

Kryetari i FNDNJ-së, Seadini, shfaqi gatishmërinë e tij për të zhvilluar modalitete kooperuese në temën e drejtave të njeriut, trajnimeve të ndryshme për të rinjtë në këtë temë, kurset e ndryshme e kështu me radhë.

Edhe Ridvan Xhaferi, nga ana e tij, shfaqi gatishmërinë e OKH “Merhamet” për bashkëpunim dhe ofroi mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi, me të cilin do të definohen këto ura komunikimi.
Në takim ishin të pranishëm edhe prof. Dr. Adnan Ismaili – anëtar i Kryesisë së OKH “Merhamet”, si dhe prof. dr. Gjyla Çeliku – një zë intelektual tashmë i njohur për opinionin dhe kryetare e Shoqatës “International Woman’s Club” gjithashtu një aktiviste e zellshme e shoqërisë civile.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments