7.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Çairi me më shumë të infektuar! Osmani: Çairi është Komuna me...

Filipçe: Çairi me më shumë të infektuar! Osmani: Çairi është Komuna me dendësi më të madhe të popullatës në Evropë

175 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri Filipçe tha se problem mbetet Shkupi me 131 raste të reja me Covid-19, dhe në veçanti komuna e Çairit ku numri është shumë më i lartë, krahasuar me komunat e tjera të qytetit. Në komunën e Çairit ka gjithsej 209  të infektuar me Covid-19.

“Gjendja në Shtip dhe Tetovë gradualisht po qetësohet, mbetet Shkupi, veçanërisht Çairi  ku ka numër më të madh të të infektuarve dhe për fat të keq epidemiologët ende po përballën me problemin për të siguruar kontakte dhe dhënien e informacioneve të sakta. Ende po evidentohen shkelje dhe mosrespektim të masave për vetë izolim dhe masave mbrojtëse. Në kontekst të kësaj janë përforcuar kontrollet sipas mbledhjeve koordinuese,” tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Zv/kryeministri Bujar Osmani tha se nuk është mirë të spekulohet se si ka ardhur deri tek rritja drastike e të infektuarve por sipas tij kjo ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave mbrojtëse

“Çairi është komuna me dendësi më të madhe të popullatës në Evropë, bindshëm, në vendin e parë në Evropë…nënkuptohet se në një mjedis ku njerëzit janë më të shpërndarë, në ambiente nëpër fshatra mundësia për përhapje është më e vogël se sa në komunën me dendësi më të madhe në Evropë. 38.10 Arsyeja është mos respektimi i masave, për mos grupime , mos mbajtje të maskave dhe mos mbajtja e higjienës personale. Këto janë arsyet për valën e dytë e të infektuarve,” tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme pas të shtunës, Filipçe  tha se nuk e sheh më të arsyeshme që të vazhdohet.

 “Gjendja e jashtëzakonshme ka më shumë aspekte dhe jo vetëm ato shëndetësore, ka të bëjë me dekretet dhe funksionimin e tyre, masat që ndërmerren, ndërsa disa masa mund të sjellen edhe pa gjendjen e jashtëzakonshme dhe mendoj se në këtë moment nuk është e nevojshme të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme,” tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Numri i pacientëve në spitale është rritur ditët e fundit, por gjendja në spitale mbetet ende e qëndrueshme. Është parashikuar edhe transferimi i pacientëve nga një spital në një tjetër ose nga një qytet në një tjetër, në bazë të nevojës, tha Filipçe.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 5 pacientë të infektuar me Covid-19. Janë regjistruar 18 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19 shkon në 3538, numri i të shëruarve ka arritur në 1682, ndërsa 196 kanë humbur betejën me virusin. Për momentin në vendin tonë ka 1687 raste aktive me Covid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments