9.9 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeSveçla: Lista Serbe po detyron serbët të nënshkruhen në lista të protestave,...

Sveçla: Lista Serbe po detyron serbët të nënshkruhen në lista të protestave, për veprime të mëvonshme ndaj atyre që s’kanë marrë pjesë

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se serbët e Kosovës nën trysni dhe kërcënime po detyrohen të nënshkruhen në lista pjesëmarrjen e tyre në protestë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është mjet për të ndërmarrë veprime më vonë ndaj atyre që nuk kanë qenë prezent në protestë, siç janë kërcënimet, dhuna fizike ndaj tyre dhe familjarëve të tyre, largime nga prona e të tjera.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës i dënon veprimet e tilla dhe fton institucionet e sigurisë qëndrojnë të angazhuara e përkushtuara maksimalisht në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.

Postimi i tij i plotë:

Serbët e Kosovës në vazhdimësi nën trysni dhe kërcënime që të kryejnë veprime jashtë vullnetit të tyre.

Pas kushtëzimeve për të marrë pjesë në protesta e organizime të drejtuara nga Lista Serbe, protestuesit sot po detyrohen të nënshkruajnë në lista pjesëmarrjen e tyre në protestë. Haptazi ky është një mjet për të ndërmarrë veprime të mëvonshme ndaj atyre që nuk kanë qenë prezent në protestë. Kjo mund të nënkuptojë kërcënime dhe dhunë fizike ndaj tyre dhe familjarëve, largime nga puna si dhe dëmtim të pronave të atyre personave.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë qëndrojnë të angazhuara e përkushtuara maksimalisht në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.

Dënojmë ashpër veprimet e vazhdueshme të Listës Serbe dhe bandave kriminale të drejtuara nga ta, me porosi të Beogradit. Këto taktika duhet të ndalen që qytetarët serb të Kosovës të jetojnë pa presione e kërcënime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments