14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaOpinionSulmi në Banjskë, Gjukanoviq: Synohej ndarja e Kosovës, ishte politikë e Rusisë

Sulmi në Banjskë, Gjukanoviq: Synohej ndarja e Kosovës, ishte politikë e Rusisë

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se veprimet në Banjskë nga forcat serbe ishin politikë e Rusisë, premisa e  së cilave ishte krijimi i një konflikti të ngrirë me qëllim të ndarjes së Veriut të Kosovës.

“Ndodhi ajo që pritej. Ishte e pritshme dhe sigurisht ishte përpjekje për të hapur një konflikt të ngrirë në Ballkanin Perëndimor dhe është e qartë plotësisht se politika e kujt ishte. Ishte politikë e Rusisë. Pra, ideja e atij akti terrorist në Kosovë ishte të shkaktoheshin trazira, që të çonte te një konflikt i intensitetit të kufizuar dhe përfundimi i të cilit do të ishte përcaktimi i vijave demarkuese ndërmjet veriut të Kosovës dhe pjesët tjetër të Kosovës” ka thënë Gjukanoviq.

Sipas Gjukanoviq akti terrorist është rezultat i qasjes së politikave të “buta” të diplomacisë ndërkombëtare karshi Serbisë.

“Besoj se është me rëndësi të përcaktohet se politika e kujt krijoi një atmosferë në të cilën lindi akti terrorist. Unë besoj se ishte politika e bashkësisë ndërkombëtare. Ajo politikë, politika e dorëzimit ndaj Serbisë, e bërjes së lëshimeve ndaj Serbisë në këmbim që Serbia të largohej nga Vladimir Putini, por që nuk ndodhi. Mendonin se do ta ndalonte Serbinë nga pengimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës, por nuk e bëri. Ajo që ndodhi është se Serbia i përdori ato lëshime dhe në vend që të bënte politikën e saj të brendshme, filloi të bëjë politikë të kujdesit për serbët në rajon”, ka thënë Gjukanoviq në një intervistë për Federalna TV.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments