11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeSulmi kibernetik, Xhaçka në New York: Kemi prova të padiskutueshme se u...

Sulmi kibernetik, Xhaçka në New York: Kemi prova të padiskutueshme se u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se ka prova të padiskutueshme se sulmi kibernetik në Shqipëri u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani.

Xhaçka këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi në Këshillin e Sigurimit mbi sigurinë kibernetike të organizuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja.

Ajo tha se janë të shqetësuar rreth rritjes alarmante të sulmeve kibernetike.

“Teknologjia dhe inovacioni i pandërprerë po ndikojnë jetët tona dhe të ardhmen tonë. Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Në një dekadë Shqipëria ka ndërtuar gradualisht një shoqëri dixhitale në rritje. Aktualisht, më shumë se 1,200 shërbime kryesore qeveritare ofrohen online. Dixhitalizimi kërkon një hapësirë kibernetike të lirë, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt. Përparimi i shpejtë teknologjik mbart gjithashtu rreziqe dhe sfida. Të shqetësuar për rritjen alarmante të sulmeve kibernetike që synojnë shtetet dhe infrastrukturat e tyre jetike”, ka thënë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments