10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaOpinionSulejman Mehazi / Vetëm klaneve kulturore brenda pushtetit ju finansohen librat

Sulejman Mehazi / Vetëm klaneve kulturore brenda pushtetit ju finansohen librat

Sulejman Mehazi

Kemi thënë sa e sa herë se klanet arsimore e kulturore brenda pushtetit e kanë ngulfatur arsimin dhe kulturën shqiptare, a nuk janë argumente librat e nxënësve shqiptarë në krye me Gjeografinë me prejardhje shpricerësh të shqiptarëve, dhe ja tani, në 14% e sponzorimeve të librave nga Ministria e Kulturës, vetëm klaneve kulturore brenda pushtetit ju finansohen librat për botime të tjerëve jo, derisa nuk eliminohen fuqishëm grupi i keq i këtyre klaneve kurrfarë përmirësimesh nuk do ketë arsimi e kultura shqiptare në RMV.

Keni vërë re klanistët kulturorë sa të dobët janë të vetmuar, sa të fortë së bashku, ata s’kanë forcë të jetojnë të vetmuar, ata s’kanë fuqi vetanake, individuale, po grupore, ata s’kanë burrime të veta mendore, intelektuale e letrare, po të grupimeve djallëzore.

Forca e intelektualëve e artistëve të mirëfilltë është vetmia, dhe, kështu të vetmuar luftojnë kundër të gjitha klaneve! Pas vdekjes së tyre ata do zhduken së bashku me veprat e tyre. Se ata nuk i respekton kush.

Performanca e të menduarit e të jetuarit vet e pa grupe klandestinësh i ka bërë të medhenj profetët religjioz: Ademin, Ibrahimin, Isain Muhamedin, shenjtoren Nënë Terezen, Shën Augustinin, heroin Skenderbeun, të urtët, artistët, poetët: Aristotelin, Ajnshtajnin, Niçen, Gëten, Rumin, Tolstoin, Dostojevskin, Naimin, Nolin, Lasgushin etj.

Shikoni sa të mjerrë janë klandestinët arsimorë e kulturorë, karraktetin, veten, gjuhën, artin, kulturën e shqiptarëve e shesin për një libër të botuar.

Ata japin gjithçka, komb, art, kulturën shqiptare para ministreshës maqedonase, eliminojnë gjithë poetët e shkrimtarët tjetë vetem që librat e tyre të miratohen e të paguhen goxha mirë duke menduar se vetem ata janë elitë, po ndër b…et e artit e kulturës së mirëfilltë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments