15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeSulejman Mehazi / SHKRIMET SKIZOFRENIKE TË GANI MEHMETAJ

Sulejman Mehazi / SHKRIMET SKIZOFRENIKE TË GANI MEHMETAJ

Edhe pse s’duam të harxhojmë fjalë e shkronja me do persona të diagnozuar sëmundjesh skizofrenike, po hajde e mos fol e shkruaj kur me krabëza e me zort t’i nxjerrin fjalët nga goja.
Personi që është duke na nxjerrë fjalët tona jo përpjetë nga barku deri në kokë e mendje, por teposhtë nga barku, zora e trashë e deri në by..ë, është zotëri Gani Mehmetaj, dorën në zemër, më shumë di të shkruajë për të ofenduar rëndë , se sa për të shprehur dashuri ndaj popullatës shqiptare.

Fjalët tona të jashtëqitura e të ndyra, teposhtë deri në prapanicë janë meritore vetëm për tipa facërash të llojeve të Gani Mehmetajve për shkak ngjashmërisë së jashtëqitjeve tona nëpër nevojtoret e të gjitha trojeve shqiptare. Ky se sheh hallin e vet se në çfarë gjendje psikike është, po ofendon, nënçmon e kritikon në mënyrë skizofrenike shqiptarët myslimanë për të shëruar komplekset e rrezikshme psikike skizofrenike. Plus, na tregon se cilën fe duhet ta kenë shqiptarët e nga kanë ardhë këtu. Sa i frikësuar është, njësoj si ata që shkojnë të mjekohen, por as sesi të përmirësohen për shkak fiksimeve të pashërueshme skizofrenike kompleksive. 
Mendimet e prapështa fikse të këtij zotëriu janë shqiptarët myslimanë, është duke pëlcitur nga inati pse popullata shqiptare se ndërron fenë nga Islame në atë katolike. Hiç fare s’mendon e s’logjikon se veçantia e mrekullive shqiptare nga popujt tjerë janë tri fetë e zyrtarizuara me libra të shenjta: katolike, ortodokse e muslimane. Kjo është bukuria më e madhe kombëtare botërore, të vetmit jemi në rruzullin tokësor që mund të krenohemi me tolerancë fetare. Kurrë shqiptarët s’janë zënë në mes veti për fe, po për politikë të gabuar shtetërore, o mendja e fiksuar skizofrenike e Gani Mehmetaj që thua se:
“Muslimanët e Kosovës ose t’i shfarosim, ose t’i dëbojmë në arabi”
pse se thoni të kundërtën: “Orthodoksët serbë të Kosovës ose t’i shfarosim, ose t’i dëbojmë në Kaukaz”, frikoheni të thoni kështu, a, ncërrrccc! 
Mos ndoshta je yzmeqar i serbëve, shkrimet tua na detyrojnë të dyshojmë sepse kurrë s’keni kritikuar aq ashpër serbët sesa vëllezërit tu shqiptar myslimanë. A ende ju dhe çifti i zharave dhe buzhalave se keni të qartë se armiq të përbetuar ndaj shqiptarëve janë serbët dhe grekët e jo shqiptarët myslimanë. 
Halli i këtyre bëhen më kombëtarë se sa Gjergj Fishta katolik, Fan Noli ordodoks e Faik Konica mysliman.
O mendja fikse e dobët e Gani Memetaj, nëse shqiptarët kanë qenë katolikë, të pyesim? Leka i Madh çfarë feje ka patur, mos harro se ka jetuar 350-400 vjet para Krishtit? Nëse shqiptarët do ishin katolikë pse atëherë është bërë lufta 600 vjeçare fetare romake-ilire, pse? Eqrem Çabej thotë se historia më e errët e shqiptarëve ka qenë prej shek. të II-të deri në shek. e XI të erës sonë, mu atëherë kur romakët kanë bërë kërdi ndaj ilirëve.
Historia e popujve të Ballkanit argumenton se shqiptarët e grekët që 4000 vjet janë në fqinjësi, sipas kalendarit historik, Krishti ka lindur para 2000 e kusur vitesh, atëherë ju pyesim juve 2000 vjet para Jesusit kujt i kanë besuar shqiptarët Krishtit që ende s’kishte lindur apo dikujt tjetër? 
Ju lutemi, mjaft më, le të jetojnë shqiptarët ashtu si duan vetë: me fe, pa fe, me Krishtin, Muhamedin, kombin e vet!
@S.Mehazi

Image may contain: one or more people and outdoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments