3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaKulturëSulejman Mehazi / Lulzim Haziri dhe Ahmet Selmani janë fajtorë për skandalet...

Sulejman Mehazi / Lulzim Haziri dhe Ahmet Selmani janë fajtorë për skandalet nepotiste kulturore në Maqedoni

Skandali i tretë i nepotizmave kulturore në Ministrinë e Kulturës së RMV-së
Rezultatet e konkursit vjetor të Ministrisë së Kulturës për finansimin e projekteve kulturore janë të mbushura me konflikte interesash nga të dyja palët, maqedonase-shqiptare.
Më skandaloze është se kryetarja e komisionit, Vesna Dimovska dhe anëtarja tjetër e komisionit, Kristina Nikollovska, që janë të punësuara e ligjërojnë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” të Shkupit, të cilat në emrin e këtij Universiteti kanë finansuar veten me disa projekte, vetëm njëri prej projekteve i quajtur: “Seminar i gjuhës maqedonase” është finansuar 20 mijë euro, apo 1,210,526 denarë)!?, pa llogaritur projektet tjera të finansuara nga kjo Ministri e Kulturës së RMV-së.
Nëse skandalet nepotiste kulturore shqiptare janë brenda 20% të parave, skandalet nepotiste kulturore maqedonase janë më të thella brenda 80% të parave. Skandalet nepotiste kulturore nuk kanë të bëjnë me maqedonas e shqiptarë, por me nepotizëm familjar.
Për këto shëmtira nepotiste kulturore përgjegjës janë komisionerët e pandërgjegjshëm:
1. Kryetarja e komisionit, Vesna Dimovska;
2. Anëtari i komisionit, Lulzim Haziri;
3 Anëtarja e komisionit, Santa Argirova;
4.Anëtarja e komisionit, Kristina Nikolovska;
5, Anëtari i komisionit, Ahmet Selmani.
Për skandalet nepotiste kulturore te maqedonasit fajtorë janë: kryetarja Vesna Dimivska dhe anëtarja Kristina Nikolovska, kurse për skandalet nepotiste kulturore te shqiptarët fajtorë janë kush tjetër?, përveç anëtarëve, Lulzim Hazirit dhe Ahmet Selmanit.
Koka e mizevirëve kulturor janë komisionerët e lartëpërmendur.


@S.Mehazi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments