20.2 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaOpinionSulejman Mehazi / Kujdes e nderuar opozitë nuk fitojnë zgjedhjet ata që...

Sulejman Mehazi / Kujdes e nderuar opozitë nuk fitojnë zgjedhjet ata që vlejnë, por ata që blejnë!

Opozita “Vlen” që para kohe kanë nisur të festojnë se “Ndryshimi sapo ka filluar”, sllogani “Vlen” si shprehje është e bukur, ama vlerën e kësaj fjale të bukur ia bien qytetarët gjatê ditës së votimit. Nuk fitohet BDI-ja e pushtetshme aq lehtë vetëm me togfjalëshin “Ndryshimi ka nis” por me kutiat e votimeve.

Kujdes e dashur opozitë “Vlen”!, se BDI-ja e mësuar me pushtet nuk do dorëzohet lehtë, të pushtetshmit çdo gjë e kanë nën kotroll që nga qeveria, KSHZ, ministria, policia, gjyqet, paratë, propagandën mediatike, po dhe qytetarët e varfër që shumë shpejt mund t’i bëjë kah vetja.

Kujdes e dashur opozitë!, se Ahmeti, Grubi e Xhaferi janë lojtarë të rrezikshëm politikë, ata si e qysh, me zor apo me të mirë, me blerje votash e mashtrimesh do mundohen të fitojnë, aloja i djathtê Grubi së bashku me alon e majtë Xhaferin do i asistojnë fuqishëm qendërsulmuesit politik Ali Ahmeti për t’i dhënë gola opozitës gjatë ditës së votimit.

E dashur opozitë!, nëse BDI-ja para zgjedhjeve i ka hapur sytë tetë, ju për ta mundur duhet t’i hapni sytë tetëmbëdhjetë, nëse BDI-ja shpërndanë 10 milionë euro për të fituar, ju duhet të shpërndani 20 milionë euro për ta fituar Ali Ahmetin, prandaj mos bëni hop pa mos e kaluar jazin, jazin e parave ndaj të varfërve e ka Artan Grubi.

Në kohën e sotme të materializmit të paskajshëm nuk fitojnë ata që “Vlejnë”, por ata që blejnë vota…

@S.Mehazi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments