9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaEkonomiSuedia -shteti ka ndarë 664.45 milionë dollarë për faturat e energjisë elektrike...

Suedia -shteti ka ndarë 664.45 milionë dollarë për faturat e energjisë elektrike shtëpiake të qytetarëve

Suedia ka lënë mënjanë gjashtë miliardë korona (664.45 milionë dollarë) për të mbuluar kostot e atyre familjeve më të goditura nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike, tha dje Ministri i Financave Michael Damberg.

Qeveria ka njoftuar se fondet e destinuara për mbulimin e faturave të larta të energjisë elektrike janë për një periudhë tre mujore, duke filluar nga dhjetori 2021, ku kompensimi maksimal për familje është 2000 korona në muaj (221 dollarë), raporton Reuters.

Sipas një deklarate të qeverisë, rreth 1.8 milionë familje do të marrin paratë.

“Këto janë masa emergjente për një situatë emergjente,” tha Dumberg në një konferencë shtypi.

Çmimet e energjisë elektrike janë rritur muajt e fundit në Suedi, veçanërisht në jug të vendit, megjithëse rritja e tyre ishte më e ulët se në pjesët e tjera të Evropës, raportoi Tanjug.

Suedia furnizohet me energji elektrike kryesisht nga hidrocentralet e saj, reaktorët bërthamorë dhe fermat e erës, dhe nuk mbështetet në importet e gazit natyror.

Ndërkohë në tregjet ndërkombëtare vendosen çmimet e energjisë elektrike, çka do të thotë se preken edhe konsumatorët suedezë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments