18.4 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionSTUDIM | A është pirja e duhanit sexy?

STUDIM | A është pirja e duhanit sexy?

Një hulumtim i ri zbulon se pirja e duhanit dëmton jetën tuaj të dashurisë.

  • Në përgjithësi, duhanpirësit marrin 52.7% më pak përputhje në krahasim me ata që nuk pijnë duhan.
  • Hulumtimi ofron njohuri unike mbi ndikimin që ka pirja e duhanit në njohjet online, duke hedhur dritë kështu se si ky zakon ndikon në jetën e dashurisë së njerëzve.
  • Çuditërisht, femrat që nuk pinë duhan marrin gjithsej 63.6% më shumë përputhje sesa femrat duhanpirëse në njohje online.

A keni dalë ndonjëherë me një duhanpirës? Apo sa prish punë pirja e duhanit në një lidhje për ju?
Një gjë është e sigurtë; të gjithë duhanpirëseve dhe jo-duhanpirëseve, iu ka shkuar mendja të pasurit një partner duhanpirës.

Një hulumtim i fundit nga dua.com ka zbuluar lidhje interesante midis pirjes së duhanit dhe njohjeve online, duke dhëne kështu një perspektivë të thellë mbi mënyrën sesi zakonet tona mund të ndikojnë edhe në jetën tonë të dashurisë.

Analiza e mbi 460,000 përdoruesve brenda aplikacionit zbuloi të dhëna interesante në lidhje me pirjen e duhanit. Për shembull, duhanpirësit mund të kenë vështirësi në gjetjen e partnerëve për shkak të faktit se jo-duhanpirësit duket se janë më të dëshiruar nga partnerët e mundshëm. Më specifikisht, përdoruesit që nuk pinë duhan morën 111.4% më shumë përputhjes sesa ata që janë duhanpirës.

Duke komentuar rezultatet, Eduard Luta – zëdhënës në dua.com – tha:

“Edhe pse rezultatet konfirmojnë atë që shumë njerëz tashmë veçse supozojnë, statistikat janë prapë befasuese, duke treguar kështu se një jetesë e shëndetshme jo vetëm që ndikon pozitivisht në mirëqenien tuaj, por gjithashtu ka një ndikim pozitiv dhe në jetën tuaj të dashurisë.”

Artikulli: LINK
Infografika: LINK
Web: LINK

Hana Ramadani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments