3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeSTRAÇINCË: PËRFUNDUAN ZGJEDHJET, “ZHDUKEN” GYPAT E KANALIZIMIT

STRAÇINCË: PËRFUNDUAN ZGJEDHJET, “ZHDUKEN” GYPAT E KANALIZIMIT

ME KATËR GYPA TË KANALIZIMIT TENTUAN T`UA MARRIN VOTAT

Të shtunën, më pak se 24 orë para fillimit të procesit zgjedhor, Komuna e Gazi Babës, ka sjellë disa gypa për kanalizim në mes të fshatit Straçincë. Në mbrëmjen e 18 tetorit, një ditë pasi përfunduan zgjedhjet, gypat u zhduken, e zgjedhjet i humbi Borçe Georgievski, kandidati dhe kryetari aktual i komunës i cili kishte menduar se në ditën e fundit do ti mashtronte qytetarët.

BANORË I FSHATIT STRAÇINCË
Unë i kam 82 vjet…
-I njeh mirë ti krejt?
Krejt i di.
-Pale sa herë i kanë pru kështu edhe i kanë marrë?
Ehe, e niske xhadën edhe e like..
I ka pru veç për reklamë. Me i pa xhinja kynse janë duke punuar diçka.

Straçinca nuk është vendi i vetëm ku kështu ka tentuar t`i bind qytetarët që të votojnë për të, Borçe Georgievski. Sipas informatave nga burime brenda komunës, ai ka urdhëruar kompani të afërta, të cilat nuk kanë pasur as tender të fituar që ti lënë gypat sa të përfundojnë zgjedhjet.
Tentuam të marrim prononcim edhe nga drejtori i kompanisë, por ja si përfundoi tentimi ynë.

FURKAN SALIU, GAZETAR
-Përshëndetje, jam Furkan Saliu, gazetar i televizionit Klan. Desha që t’iu bëj një pyetje të shkurtë… Në Straçincë, të shtunën keni dërguar gypa për kanalizim kurse mbrëmë i keni marrë. Kush e ka urdhëruar këtë sepse ju jeni kryerës i punimeve?
Askush nuk ka urdhëruar.
-Përse i keni marrë?
Atje do vazhdojmë të punojmë fortë. A jeni prej Straçince?
-Jo, unë jam prej Shkupi, por gazetar jam dhe po e punoj temën.
Kam takim tash, do iu thirr për gjysmë ore. A mundet kështu?
Në rregull.

Drejtori i kompanisë nuk na thirri më, e kryetari i Bashkësisë lokale, Adnan Ajrullau, i ka paralajmëruar se veprimin që po e bëjnë në heshtje zgjedhore është joligjor.

ADNAN AJRULLAU, KRYETAR I BASHKËSISË LOKALE – STRAÇINCË
Erdhi një kamion, i kishte pru 4 gypa edhe ajo makina për me grry. Ai kishte dasht, të shtunën, të vijë kynse ta bëje hapjen e punimeve, fillimin e punimeve për kanalizim. Unë atë punë e refuzova. I thashë se është ditë heshtje edhe me ligj nuk guxoni. I thash se kështu llogaritet se ju doni që  ti blini votat prej fshatit.

Ajrullau thotë se fshati në zgjedhjet para 4 viteve ka votuar njëzëri, duke menduar se më në fund, tema e kanalizimit dhe e ujit do të mbetet në të kaluarën. Bobi Stefkovski, kandidati që fitoi zgjedhjet e fundit, pritet që ta marr funksionin nesër edhe zyrtarisht. Ai paralajmëron se do të hetojë se si gypat kanë përfunduar në fshat dhe përse janë marrë./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments