17.1 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeSela: Koalicioni ASH-AAA i pëkushtuar për ta larguar BDI-në nga pushteti (Video)

Sela: Koalicioni ASH-AAA i pëkushtuar për ta larguar BDI-në nga pushteti (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, tha se mundësia për mbështetjen e kandidatit të Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, në raundin e dytë, do të shqyrtohet nga Kryesia e partisë së ASH-së që mbahet sot në Tetovë, shkruan gazeta LAJM.

“Sot kemi mbledhje të Kryesisë Qendrore dhe do t’i diskutojmë të gjitha gjërat”, tha Sela për gazetën LAJM.

I pyetur nëse përkrahja që mund t’i jep ASH-ja Bilall Kasamit në Tetovë mund të rrezikojë koalicionin me Alternativën, Sela me përgjigje: “Unë nuk mund të përgjigjem në pyetje hipotetike. Koalicioni ASH-AAA është i përkushtuar në sjelljen e ndryshimit të munguar në 20 vite në shoqërinë shqiptare dhe unë nuk e besoj që ka ndonjë problem që brenda koalicionit cfarëdo kombinatorike që të bëhet që BDI-ja të bjen nga pushtetit. Jo vetëm nga ai lokal por edhe qendror. Konform kësaj janë edhe sjelljet tona politike. Të gjithë ata që janë të interesuar që ta rrëzojnë BDI-në nga pushteti për të sjellur demokracinë, jo për diçka personale, do të dijnë të bëhen bashkë edhe për zgjedhjet lokale edhe për të bërë shumicë të re parlamentare. Kështuqë gjithkush duhet të bëjë diçka, edhe opozita shqiptare, por edhe Lëvizja BESA”, tha Sela për gazetën LAJM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments