15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeStoltenberg: Sulmet hibride – NATO-ja qëndron pranë RMV-së

Stoltenberg: Sulmet hibride – NATO-ja qëndron pranë RMV-së

MBËSHTETJE TEKNIKE DHE BASHKËPUNIM NË LUFTËN KUNDËR DEZINFORMATAVE

Mbështetja që NATO dhe aleatët janë të gatshëm për t`ia dhënë Maqedonisë së Veriut, e cila përballet me sulme të ndryshme hibride dhe kibernetike, ka të bëjë me mbështetje teknike dhe më shumë bashkëpunim në luftën kundër dezinformatave, percjell KlanM.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se ekipi I ekspertëve të NATO-s, që muajin e kaluar vizituan Shkupin, ka dakorduar një sërë hapash afatshkurtëra dhe afatgjata me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Kohë më parë bisedova edhe me Kryeministrin e RMV-së dhe kuptohet, NATO është aty për t`u ndihmuar dhe t`I mbështesë aleatët për shkak se tani sigurojmë ndihmë dhe mbështetje për RMV-në që përballet me sulme hibride dhe kibernetike. Mbështetja që NATO dhe aleatët ia ofrojnë RMV-së kyç edhe mbështetje teknike dhe më shumë bashkëpunim kundër dezinformatave” – tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Në fillim të muajit të kaluar, sic njofton KlanM, për vizitë në Shkup qëndroi një delegacion I NATO-s që udhëhiqej nga Zv/Ndihmësi Sekretar I Përgjithshëm për Sfidat e reja të sigurisë, Xhejms Apaturai, I cili theksoi se RMV-ja nuk është e vetme në përballjen me sulmet hibride dhe se ka mbështetjen e Aleancës. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments