14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeStoltenberg: NATO ka dërguar trupa shtesë në veri dhe më shumë po...

Stoltenberg: NATO ka dërguar trupa shtesë në veri dhe më shumë po patrullohet, ja mesazhi për Prishtinën dhe Beogradin

Pas takimit të ministrave të NATO-s në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën për media ka folur edhe për tensionet e fundit në veri të Kosovës, ku theksoi se NATO ka dërguar trupa shtesë rezervë dhe se po patrullohet më shumë në atë zonë.

“Bashkimi Evropian na u bashkua si përgjigje ndaj tensioneve të fundit në Kosovë ku NATO ka dislokuar qindra forca rezervë shtesë në operacionin tonë të KFOR-it në javët e fundit, dhe ne po prezantojmë më shumë patrulla në veri të Kosovës”, tha ai.

Tutje, Stoltenberg tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të sillen me përgjegjësi dhe se palët duhet të riangazhohen në dialog.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të sillen me përgjegjësi duke u miqësuar nga veprimet destabilizuese dhe të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kjo është e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa, Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur, duke folur për “The Guardian” në selinë e NATO-s, është pyetur edhe për veriun në Kosovë.

Për situatën e tenstionuar mes Kosovës dhe Serbisë, Pevkur tha se të gjitha vendet e NATO-s mbështesin misionin paqeruajtës të KFOR-it të udhëhequr nga aleanca.

“Ne vetëm duhet të monitorojmë nga afër se çfarë po ndodh dhe nëse është e nevojshme, besoj se ka një gatishmëri midis aleatëve për të vepruar”, u shpreh ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments