15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeStoltenberg me Begajn: Prezenca e NATO-s në Kosovë e suksesshme, mbështesim dialogun

Stoltenberg me Begajn: Prezenca e NATO-s në Kosovë e suksesshme, mbështesim dialogun

 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se prezenca e aleancës në Kosovë ka rezultuar e suksesshme. Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ai theksoi se aleanca është prezente në Kosovë, dhe se e mbështesin rrugën e dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Prania e NATO-s në Kosovë ka rezultuar të jetë e rëndësishme prej shumë vitesh. Personat e KFOR bëjnë mbështetjen e përpjekjeve diplomatike në BE dhe ne vlerësojmë gjithashtu diskutimet e organizuar së fundmi të BE për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. NATO do vijojë të lehtësojë dialogun, sepse besojmë se kjo është rruga e vetme drejt zgjidhjes dhe stabilitetit në Kosovë. Palët duhet të dëshmojnë kompromis për një zgjidhje përfundimtare. NATO është e pranishme në Kosovë, dhe ne marrim seriozisht dhe  e mbështesim fort dialogun”, tha ai.

Kreu i shteti shqiptar u shpreh se siguria në Kosovë dhe Shqipëri është siguri për Evropën, por edhe për vetë NATO-n.  Ai tha se Shqipëria është në krah të Kosovës dhe se do t’i mbështesë përpjekjet e saj për t’u bërë pjesë e anëtarësimeve në organizatat rajonale si dhe ato ndërkombëtare.

“NATO është prezent në Ballkan. Siguria në rajon, siguria në Shqipëri dhe Kosovë, është siguri për Europën dhe siguri për NATO. Kosova është prej 15 vjetësh shtet i pavarur dhe po punon çdo ditë për të ndërtuar një vizon të qartë euro-atlantik. Shqipëria mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare apo rajonale, një ndër to është edhe NATO”, tha ai/n.m.abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments