19.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeRama: Nuk do të largohemi nga iniciativa “17+1”. Bashkëpunimi me Kinën, normal

Rama: Nuk do të largohemi nga iniciativa “17+1”. Bashkëpunimi me Kinën, normal

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Ai është takuar me kancelarin Olaf Scholz me të cilin ka pasur një konferencë për shtyp. Aty, Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjermanë. Një prej tyre kishte të bënte me iniciativën “17+1” me Kinën. Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka ndërmend të largohet nga ky format edhe pse theksoi se Shqipëria është vendi nga të gjitha vendet e tjera të përfshira që nuk ka marrë asnjë investim. Prandaj, kreu i qeverisë u shpreh se bashkëpunimi është normal me Kinën.

Pyetje: Shqipëria vazhdon të jetë pjesë e iniciativës 17+1 me Kinën. Ka vende që janë larguar dhe prandaj të di a do të jeni aktivë në këtë iniciativë dhe pse ngulni këmbë në një bashkëpunim kaq të ngushtë me Kinën.

Edi Rama: Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë publik madje duke bërë edhe thirrje për të gjitha vendet e rajonit për të zgjedhur një alternativë për 5G dhe faktikisht e kemi bërë këtë shumë kohë më parë. Kështu që në këtë aspekt nuk kemi asnjë problem. Nga ana tjetër është e vërtetë. Ne jemi pjesë e formatit “17+1” dhe nuk kemi ndërmend të largohemi edhe pse për hir të së vërtetë Shqipëria është vendi nga të gjitha vendet e tjera të këtij formati që nuk ka përfituar asnjë investim. Nuk e di ku e bazoni këtë bashkëpunim të ngushtë me Kinën, pasi për arsye historike dhe psikologjike, bashkëpunimi ynë është fare-fare normal, dhe krahasuar me vendet e tjera është jorrelevant. Ideja që të largohemi nga forumi për të mbajtur qëndrim për çdo arsye më duket ide e gabuar. Mendoj se në botën ku jemi komunikimi, me të gjithë pa përjashtim, pavarësisht qëndrimeve, është A-ja. Besoj që vendet demokratike, vendet që besojnë tek vlerat e dialogut, janë ato që duhet të japin shembullin. Mendoj që komunikimi duhet të jetë gjithmonë dhe me këdo.

Iniciativa “17+1” është bashkëpunimi zyrtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore ku promovohen marrëdhëniet e biznesit dhe investimeve. Pjesë e kësaj iniciative janë Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Greqia, Hungaria, Lituania, Letonia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia./tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments