7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeStojanovska: Jemi larg Evropës për shkak të qeverisjes së keqe të Zaevit

Stojanovska: Jemi larg Evropës për shkak të qeverisjes së keqe të Zaevit

Situata ku vendi edhe përkundër emrit të ndryshuar dhe shumë lëshimeve tjera, ende është larg fillimit të bisedimeve për në BE, për deputeten e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska është rezultat i keq-menaxhimit të pushtetit, por edhe për shkak të mospasjes së reformave serioze brenda vendit. Duke folur për proceset integruese, në emisionin “Rruga Drejtë” në Alsat, Stojanovska tha:“Jemi larg Evropës sepse në këtë shtet nuk ka reforma me Zoran Zaevin, sepse gjithçka që u premtua nuk u realizua. Po, emri u ndryshua, por nuk kemi siç thashë, absolutisht as jetë për të gjithë e as që jemi në rrugën e duhur, por jemi shumë larg. Jemi vend më i korruptuar, vend ku lulëzon kriminaliteti, vend ku kriminelët jo vetëm që janë të lirë, por mund të them se kriminelët i kemi në Qeveri”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments