4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeSteinmeier: Shqipëria dhe RMV, hapa vendimtarë përpara

Steinmeier: Shqipëria dhe RMV, hapa vendimtarë përpara

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier nisi nga Shkupi këtë të martë, turin e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë të cilit do të vizitojë Shqipërinë në dy ditët e para të Dhjetorit. Në një intervistë për median gjermane Deutsche Welle para nisjes, kreu i shtetit gjerman sqaroi qëllimin e kësaj vizite.

Frank-Walter Steinmeier: Vizita ime synon të sinjalizojë që Ballkani Perëndimor, kurrsesi nuk është harruar.

Disa vende i kanë kërkuar Brukselit që të vendosin afate të qarta për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por për presidentin gjerman, gjithçka varet nga përmbushja e kritereve, ndonëse pranon përparimin e dukshëm që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Frank-Walter Steinmeier: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë hapa vendimtarë përpara. Gjithçka varet nga vullneti i vendeve për reforma dhe për t’i vënë ato në jetë. Procesi normalisht duhet të jetë i shpejtë, por Bashkimi Europian ka kaluar edhe kriza të shumta kohët e fundit, të cilat ende nuk kanë përfunduar. Ato konsumojnë energji dhe vështirësojnë edhe reformimin e brendshëm të vetë unionit.

Steinmeier ka shpresë se dëshira për anëtarësimin në Bashkimin Europian e Kosovës dhe Serbisë do t’i japë fund një herë e përgjithmonë konfliktit mes tyre.

Frank-Walter Steinmeier: Nëse zgjidhen probleme të vogla në këndvështrimin tim, si ai i targave, mund të zgjidhen arrijmë edhe në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për t’i vlerësuar sipas Steinmeier është kontributi i Shqipërisë, në mbështetje të sanksioneve ndëshkuese ndaj Rusisë për sulmin në Ukrainë, ku veçon edhe rolin e rëndësishëm që ka dhënë edhe si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments