18.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeSpecialja në 'aksion' për konfiskimin e telefonave, cak i fundit edhe vëllai...

Specialja në ‘aksion’ për konfiskimin e telefonave, cak i fundit edhe vëllai i Salih Mustafës

Vëllait të Salih Mustafës (Calit), Arben Mustafës i është konfiskuar telefoni me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Kjo është bërë nga ana e zyrtarëve të EULEX-it.

Lajmin për Express e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala.

“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it.  Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”.

Sipas tij, “ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe ka dënuar Salih Mustafën me 26 vite burgim për krime lufte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments