10.8 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeDrejtori i shkollës shqipe në Rozhajë vlerëson Abazoviqin për renovimin e saj

Drejtori i shkollës shqipe në Rozhajë vlerëson Abazoviqin për renovimin e saj

Drejtori i shkollës shqipe në Rozhajë të Malit zë Zi, Shefqet Daci, ka folur lidhur me renovimin që i është bërë këtij institucioni arsimor që ai e drejton.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se kjo është një ditë e rëndësishme dhe historike për vendin e tij.

“Sot është bërë hapja e objektit të rinovuar sepse shkolla është themeluar para 80 viteve, sot pas disa vitesh tendencash për të realizuar një projekt të rinovimit të shkollës, më në fund këtë vit e realizuam këtë”, ka thënë Daci.

Ai ka treguar se sa nxënës i ka shkolla dhe kur ishte ndërtuar.

“Shkolla është ndërtuar në vitin 1943, prej atëherë shumë pak është investuar në të, edhe kushtet që kemi punuar shumë pak patën ndryshuar. Në shkollën Dacaj janë të regjistruar 23 nxënës prej klasës së parë deri në klasën e nëntë”, ka pohuar Daci.

Në hapjen e kësaj shkolle sot ka marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, veprim që Daci e vlerëson shumë: “Ka treguar një lloj sensibiliteti të veçantë si kryeministër”

https://www.youtube.com/watch?v=dPcffnyVFng

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments