10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeSPB-Tetovë / Në protestën e sotme në Tetovë, dy persona të...

SPB-Tetovë / Në protestën e sotme në Tetovë, dy persona të arrestuar dhe katër policë të lënduar

Në protestën e sotme në Tetovë kanë mbetur të lënduar katër pjesëtarë të policisë, ndërkaq SPB Tetovë infromon se janë arrestuar dy persona.

Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski, njoftoi se katër pjesëtarë të policisë kanë marrë lëndime të lehta, përderisa nga liria janë privuar dy persona, një 52 vjeçar nga Tetova dhe një 31 vjeçar nga Kërçova. SPB Tetovë në koordinim me prokurorin publik po punon në zbardhjen e rastit, me çka kundrejt të përfshirëve në ngjarjen e sotme do të vijojnë parashtrimet e duhura.

Qëllimi i protestës së sotme në Tetovë ishte që të zbardhet tragjedia që ndodhi në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona.

Në një moment protestuesit u konfrontuan me policinë, dhe si rezultat mbetën katër persona të lënduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments