8.5 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Me datë 21.04.2024 në ora 08:50 në autostradën
Shkup-Tetovë, më saktë tek stacioni i pagesës rrugore-
Zhelinë, punonjësit policorë të stacionit policor për siguri
në komunikacionin rrugor-Tetovë, kanë privuar nga liria
personin V.M (49) nga Podgorci i Strugës, për shkak se
ka sulmuar fizikisht një punonjës policie gjatë kryerjes së
veprimeve zyrtare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor
të Tetovës dhe kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Me datë 22.04.2024 në ora 02:50 në një kazino në
rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar, pjestarë të
policisë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria
personin E.Sh. (36) nga Gostivari, pasi që ka tentuar të
sulmojë me nj mjet të mprehtë personat N.N. (57) dhe
L.A. të dy nga Gostivari, të punësuar si sigurim në
kazino. Duke vepruar kështu, atij i është marrë një mjet i
mprehtë. Rasti është duke u zbardhur dhe më pas do të
vijojë parashtresa përkatëse.
……
Dje (21-prill) në periudhën nga ora 07:00 deri në
ora 13:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion
kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që
drejtojnë automjetin me shpejtësi më të madhe se
shpejtësia e lejuar. Gjatë kontrollit janë sanksionuar
gjithsej 56 shkelje të shpejtësisë maksimale të lejuar.
Nga këto, 36 shkelje të shpejtësisë janë regjistruar
jashtë vendbanimit (TE-4 dhe GV-32), nga të cilat 4
drejtues mjetesh (GV) kanë tejkaluar shpejtësinë
maksimale të lejuar për më shumë se 70 kilometra në
orë, dhe në vendbanimin (TE) janë regjistruar 20 shkelje
të shpejtësisë.


Kundër shoferëve shkelës janë përgaditur
parashtresat e parapara ligjore.
SPB-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të
respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion, të
përshtatin shpejtësinë sipas kushteve dhe kufizimeve në
rrugë dhe në këtë mënyrë të gjithë të kontribuojmë për

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments