15.6 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË /KUMTESË

SPB TETOVË /KUMTESË

Më datë 08.04.2024 në ora 08:15 në SPB-Tetovë
është raportuar se në një oborr në lagjen Drenovec në
Tetovë është kapluar nga zjarri vetura “Mercedes” me
shenja regjistrimi të tetovësnë pronësi të J.I.(31). nga
Tetova. Ekipi nga Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë ka
shuar zjarrin, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Është
kryer inspektimi nga Ekipi i SPB Tetovë.
……
Më datë 08.04.2024 në ora 13:15 në SPB- Tetovë
është raportuar se në rrugën “180” në Tetovë janë
kapluar nga zjarri mbeturinat jashtë kontejnerëve, me
ç’rast janë dëmtuar vetura “Audi” me targa të Tetovës,
në pronësi të A.B.(48) nga Tetova dhe vetura
“Volkswagen” me marka regjistrimi të tetovës në pronësi
të R.S.(58) nga Tetova. Ekipi nga Njësitit Territorial
Zjarrfikës Tetovë ka shuar zjarrin, ndërsa nuk ka
persona të lënduar. Është kryer inspektimi nga Ekipi i
SPB Tetovë.
……
Më datë 08.04.2024 në ora 21:50 në Tetovë,
zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria
personin B.E.(53) nga Tetova. Gjatë bastisjes në
banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, është
gjetur një sasi e madhe parash, e cila dyshohet se është
nga “vjedhja e rëndë” e kryer më datë 02.01.2024 në
shtëpinë e A.S.(31) nga Tetova. Ai është ndaluar në
Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas
dokumentimit të plotë të rastit dhe ndaj tij do të
përgaditet kallëzim përkatës.
……
Më datë 08.04.2024 në ora 20:00 në DPB-
Gostivar, personi S.N.(45) nga Gostivari, person


përgjegjës i një subjekti juridik, ka raportuar se rreth
orës 14:00 i ka telefonuar një menaxher i të njëjtit
subjekt dhe ka raportuar se në subjektin juridik gjatë
inkasimit të qarkullimit të tri ditëve paraprake ka vërejtur
se mungojnë paratë e gatshme në shumë prej 2,5
milionë denarë që duhet t’i paguante në qarkullim ditor.
Po merren masa për zbardhjen e dhe dokumentimin e
rastit.
……
Më datë 08.04.2024 në ora 17:00 në DPB-
Gostivar, personi B.S. nga Gostivari ka raportuar se
fizikisht në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, është
sulmuar nga personi N.S. nga Gostivari. Po merren
masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments