18.2 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË/KUMTESË

SPB TETOVË/KUMTESË

Më datë 01.04.2024 në ora 21:00, 54-vjeçarja M.J.
nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se duke kaluar
në rrugën “107” në Tetovë, nga njëri prej objekteve
është hedhur një send i fortë, i cili i ka shkaktuar
lëndime në kokë. Po merren masa për zbardhjen e
rastit.
……
Më datë 01.04.2024 në ora 14:00 në SPB Tetovë,
N.I. (44) nga Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se në
shkollën fillore në Tetovë, ku ka mësuar djali i tij i mitur,
duke luajtur me nxënës të klasës së tij, ka pësuar
lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në
spitalin Klinik të Tetovës. Po merren masa për zbardhjen
e rastit.
……
Më datë 01.04.2024 në ora 15:00 në rrugën
“Crnotravska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-
Tetovë kanë ndaluar personin H.B. (27) nga Tetova për
shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj veturave
dhe drejtuesve të mjeteve që kalonin dhe ka tentuar të
hedhë një send të fortë në drejtim të automjeteve, por
është ndaluar nga punonjësit e policisë. Pas
dokumentimit të çështjes ndaj tij do të vijojë parashtresë
përkatëse.
…….
Më datë 01.04.2024 në ora 22:25, zyrtarë policorë
nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar,
kanë privuar nga liria personin B.S. (43) nga një fshat i
Gostivarit, pasi që rreth orës 19:00 në shtëpi e tyre


familjare ka sulmuar fizikisht gruan e tij 37 vjeçare. Ai
është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të
plotë të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresë
përkatëse.
……
Me datë 02.04.2024 në ora 01:15 në Njësinë
Policore Çegran, personi I.D. (28) nga Çegrani i
Gostivarit ka raportuar se në rrugën lokale Çegrane –
Koritë, është kafshuar nga një qen endacak.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments