13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Pjestarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (26-mars)
rreth orës 08:20 kanë privuar nga liria 24-vjeçarin M.K.
nga një fshat i Tetovës, i cili ishte raportuar nga babai i tij
68-vjeçar se më herët në shtëpinë e tyre familjare e
kishte sulmuar fizikisht, si dhe i kishte dëmtuar orenditë
e shtëpisë dhe veturën e vëllait të tij. I njëjti është
ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas
dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë
parashtresa përkatëse.
……
Dyzet e një vjeçari B.R. nga Siniçani i Tetovës,
mbrëmjen e djeshme (26-mars) në ora 21:00 në SPB-
Tetovë ka raportuar se rreth orës 17:30 në Pirok, në një
pikë karburanti, është sulmuar fizikisht nga 53-vjeçari
S.J. nga Bogovina e Tetovës, kështu që i njëjti i është
kundërpërgjigjur sulmit. Rasti është duke u zbardhur dhe
dokumentuar.
…….
Dje (26-mars) në orën 12.00 personi A.P. (31) nga
Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se një orë më parë
në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë ku ishte duke kryer
punët zyrtare është sulmuar fizikisht nga 42-vjeçari I.Z
nga Tetova. Rasti është duke u zbardhur dhe
dokumentuar.
…….
Dyzet e nëntë vjeçari A.A. nga Tetova, dje (26-
mars) në ora 17:20 në SPB-Tetovë ka raportuar se një
orë më parë në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, është sulmuar
fizikisht nga personi D.I. pronar i një objekti hotelierik.


Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e
plotë të rastit.
…….
Dje (26-mars) në ora 12:50, 35-vjeçari M.T. nga
Gostivari, në SPB-Tetovë ka raportuar se më datë 24 të
këtij muaji, rreth orës 17:30, teksa luante në oborrin e
shkollës fillore në lagjen periferike ,,Tullana”, djalit të tij
të mitur, i ka rënë një derë metalike dhe e ka lënduar,
me çka menjëherë është transportuar dhe mbajtur për
vëzhgim në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid
Murad”. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments