9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (21-mars)
rreth orës 17:10, në rrugën ,,29-nëntori” në Tetovë, kanë
privuar 23-vjeçarin V.K. nga Tetova, i cili më parë ishte
raportuar nga gruaja e tij 20-vjeçare se e kishte sulmuar
fizikisht. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës
dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të
përgatitet parashtresë e parashikuar me ligj.
……
Dje mbrëma (21-mars) në orën 21:50, në rrugën
“167” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë
arrestuar 26-vjeçarin R.L. nga Republika e Shqipërisë
për shkak të qëndrimit të padeklaruar në zonë. Ai është
ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të
mëtejshme.
……
Efektivët policorë të SPB Tetovë-Departamentit të
Punëve të Brendshme Gostivar, dje (21-mars) rreth orës
19:10 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, kanë
arrestuar 39-vjeçarin V.F. nga Gostivari. Ai kërkohej me
urdhër arrest dhe me një urdhër gjykate për vuajtje të
dënimit me burg, pas së cilës u dërgua dhe dorëzua në
Institucionin Korrektues Penal-Burgu i Tetovës për
vuajtje të dënimit.
……
Dje (21-mars) në orën 16:00 në SPB-Tetovë, për
bisedë zyrtare janë thirrur personat S.Z.(66) dhe I.Z.(36)
nga Bërvenica e Tetovës. Të dy janë raportuar nga
personi D.S.(60) nga Miletina e Tetovës dhe A.D. (45)
nga Çellopeku i Tetovës se kishin vepruar në mënyrë
agresive ndaj tyre dhe i kanë penguar që të kryenin


veprime zyrtare në depo e tyre për dru në Brvenicë.
Sipas raportit, dy inspektorët komunalë ata nuk i lejuan
të kryenin matje të zhurmës dhe më pas i kishin
kërcënuar ata në depo dhe zyrat e tyre të biznesit. Janë
ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e
rastit.
……
Pesëdhjet e shtatë vjeçari F.A. nga Reçica e Vogël
e Tetovës, dje (21-mars) në orën 12:20 në SPB-Tetovë
ka raportuar se rreth orës 10:30 në vendin e punës në
një kompani të Tetovës është sulmuar fizikisht nga një
person. Çështja është duke u pastruar dhe
dokumentuar.
……
Dje mbrëma (21-mars) në orën 19:30 minuta,
F.I.(34) nga Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth
orës 17.00 në rrugën “Murat Buftiari” në Tetovë është
sulmuar fizikisht nga vëllai i gruas së tij J.S. Rasti është
duke u pastruar dhe dokumentuar.
……..
Dje mbrëma (21-mars) në orën 21:50 në SPB-
Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-
Shkup, në Grupçin të Tetovës ka ndodhur një aksident
trafiku në të cilin ishin përfshirë tre vetura edhe atë:
,,folkcfagen golf” me targa të regjistrimit të Italisë të
drejtuar nga S.R.(38) nga Bojana e Shkupit, vetura
,,Mercedes” me targa të Tetovës të drejtuar nga J.J.(58)
nga Llërca e Tetovës dhe vetura ,,opel”, gjithashtu me
targa të tetovës të drejtuar nga U.B.(35) nga Liseci i
Tetovës. Në aksident, pasagjerja nga vetura ,,Opel” S.B.
(35) nga Liseci, ka pësuar lëndime të rënda trupore,
kurse shoferi i të njëjtës veturës dhe pasagjerja në
veturën ,,Mercedes” F.C. (49) kanë kaluar me lëndime
trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku

Ministria e punëve të brendëshme Rr. Dimçe Mirçev nr.9 Shkup
e Republikës së Maqesonis së Veriut +389 2 3 117 222 /
www.mvr.gov.mk
ishin transferuar për ndihmë mjekësore. Në vendin e
aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments