12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamentit të
Punëve të Brendshme Gostivar, dje (12-mars) rreth orës
15:00 në rrugën “18-nëntori” në Gostivar, kanë arrestuar
35-vjeçarin S.S. nga Gostivari. Pasi lëshimit të urdhërit
të arestit në mbi bazë të urdhërit të gjykatës ai kërkohej
për vuajtje të dënimit me burg 14-mujor. Menjëherë pas
kësaj, personi në fjalë është dërguar dhe dorëzuar
Institucionin Korrektues Penal-burgu Idrizovë në Shkup
për vuajtjen e dënimit.
……
Dje (12-mars) rreth orës 17:30, në rrugën rajonale
Tetovë – Shkup, efektivët e policisë të SPB-Tetovës
kanë privuar nga liria personat: A.K.(23), B.N.(27),
N.K.(37) dhe I.K.(38), të gjithë nga Tetova, si dhe një i
mitur nga Kumanova, të cilët ishin vërejtur duke kryer
vjedhje, ku kishin marrë më shum gjëra nga NP ,,Rrugët
e Maqedonisë”. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor të
Tetovës, kurse gjërat e vjedhura janë kthyer NP “Rrugët
e Maqedonisë”. Pas dokumentimit të plotë të çështjes
kundër të përfshirëve do të përgaditet parashtresë
përkatëse.


Tetëmbëdhjetë vjeçari H.B. nga Gostivari, dje (12-
mars) në orën 08.00 në SPB-Tetovë ka raportuar se në
mëngjes rreth orës 06.00 në barakënnë të cilën kishin
qenë në gjumë disa persona, në rrugën “Mara Ugrinova”
në Gostivar, një person i panjohur kishte hyrë me forcë
dhe i kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë dhe u
kishte kërkuar para. Sipas raportit, ata i kishin rezistuar
atij dhe personi kishte ikur, por kishte marrë një xhaketë

për meshkuj. Çështja është duke u pastruar dhe
dokumentuar.
……
Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i
Punëve të Brendshme Gostivar, dje (12-mars) rreth orës
17:30, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar kanë privuar
nga liria personin Xh.A. (64) nga Vinica, për shkak të
dyshimit se ai kishte vjedhur më shum gjëra në një
objekt komercial në këtë rrugë. Ai është mbajtë në
Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe
dokumentimin e çështjes, pas së cilës do ti përgatitet
parashtresë përkatëse.
……
Një banor 51-vjeçar i një fshati të Gostivarit, dje
(12-mars) në orën 13:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se
në nëntor të vitit të kaluar ai kishte ra dakord me
personin Xh.N. për ti siguruar një patentë shoferi pa
kaluar provimin për patent shoferi dhe për këtë ai në dy
raste i kishte dhënë 1600 euro. Por, as nuk kishte marrë
patentë shoferi, as paratë e tij nuk i kishte kthyer, kështu
që e kishte kuptuar se kishte qenë i mashtruar. Çështja
është duke u pastruar dhe dokumentuar.


Dje (12-mars) 31-vjeçari E.M. nga Tearca e
Tetovës, në orën 19:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se

në rrugën lokale në Tearce ishte kafshuar nga një qen
endacak.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments