15.8 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët e policisë të Sektorit të punëve të
brendshme-Tetovë, dje (22-shkurt) rreth orës 21:30 në
rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria O.J.
(24) dhe N.S. (22) nga Treboshi i Tetovës dhe një të
mitur nga Sllatina e Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj
tyre dhe në veturën “golf” me targë regjistrimi të Tetovës
dhe tjetrën targë të Shkupit, në të cilën ata u
transportuan, është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Të
tre janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas
dokumentimit të plotë rastit kundër tyre do të përgatitet
parashtresë përkatëse.
……
Sot (23-shkurt) rreth orës 04:50, në rrugën ,,Pance
Popovski” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB
Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar,
kanë privuar nga liria 34-vjeçarin Xh.D. nga Gostivari,
për arsye se tek ai është gjet dhe konfiskuar marihuanë.
Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe
pasi të dokumentohet çështja i njëjti do të përballet me
parashtresë përkatëse.

——-

Tridhjetë e tre vjeçari H.G. nga Tetova, dje (22-
shkurt) në orën 19.00 në SPB-Tetovë ka raportuar se në
rrugën “Jovan Onçevski” në Tetovë është kafshuar nga
një qen endacak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments