11.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i
Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (13-shkurt)
rreth orës 23:00 në Gostivar, kanë privuar lirinë personat
H.L.(20) dhe N.B.(23) të dy nga Gostivari, pasi që gjatë
kontrollit të kryer ndaj tyre kanë gjetur dhe konfiskuar
marihuanë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të
Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër
tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.
……
Mbrëmë (13-shkurt) rreth orës 21:30, në Vrapçisht
të Gostivarit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-
Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, me
urdhër të gjykatës kanë ndaluar 36-vjeçarin S.A. nga
Debreshi i Gostivarit, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit
me burg në INKP burgu i Tetovës, për veprën penale
“mashtrim në marrjen e kredisë ose përfitimeve të tjera.
Menjëherë pas arestimit, ai është dorëzuar në këtë
institucion për të vuajtur dënimin.

=====

Mbrëmë (14-shkurt) rreth orës 14:10, në rrugën
,,107” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë
ndaluar 37-vjeçarin M.M. nga Tetova, i cili paraprakisht
ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 34-vjeçare për
sjellje agresive në shtëpi dhe se e kishte kërcënuar. Ai
është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë
të mëtutjeshme.

====

Dje (13 shkurt) në ora 09:40 në SPB-Tetovë është
raportuar se ekipi i Emergjencës së Gostivarit ka

intervenuar në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku ka
gjetur të rënë në trotuar 63-vjeçarin K.N. nga Gostivari.
Ai menjëherë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm
të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore. Rasti
është duke u zbardhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments